LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gavi është tashmë lojtar i ekipit të parë të Barcelonës, do të mbajë numrin 6

Zyrtare: Gavi është tashmë lojtar i ekipit të parë të Barcelonës, do të mbajë numrin 6

FC Barcelona e ka regjistruar zyrtarisht Gavin si lojtar të ekipit të parë, ku tani e tutje ai do të mbajë fanellën me numrin 6.

Barça e kishte siguruar tashmë talentin në shtator të vitit të kaluar duke arritur ta rinovonte deri në qershor 2026 me një klauzolë prej 1 miliard euro, por puna duhej të përfundonte.

Kontrata e Gavit tashmë ka hyrë në funksion dhe ai është zyrtarisht lojtar i ekipit të parë, pasi Barcelona, ​​me largimet që kanë ndodhur në këtë afat kalimtar, ka arritur një diferencë të mjaftueshme pagash për të përfshirë rrogat e mesfushorit andaluzian që ishin rritur me rinovimin e kontratës së tij, pasi nuk mund të ndodhte ndryshe.


Barcelona tani ka punë të regjistrojë edhe rinovimet e dy futbollistëve të tjerë të cilët gjithashtu janë konfirmuar.

Bëhet fjalë për Ronald Araujo dhe Balden. Uruguaiani tashmë ka nënshkruar rinovimin e tij deri në vitin 2026 dhe Balde gjithashtu do ta bëjë këtë deri në vitin 2027.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori