Stoke City ka njoftuar afrimin e Bersant Celinës në huazim për gjashtë muaj nga skuadra franceze Dijon.
26-vjeçari kosovar bëhet nënshkrimi i dytë i klubit anglez në afatin kalimtar të janarit, ku Celina kthehet në futbollin anglez pas periudhave me Manchester Cityn, Swansean dhe Ipswichin më herët në karrierën e tij.
Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpasa, ku bëri 18 paraqitje në top ligë.
Introducing your latest Potter, Bersant Celina 👋
— Stoke City FC (@stokecity) January 26, 2023
Trajneri Alex Neil dhe drejtori teknik Ricky Martin tha kishin fjalë të mëdha për Celinën.
Stoke City është në vendin e 18-të në Championship me 33 pikë. /Telegrafi/