Zyrtare: Asensio nesër rinovon kontratën me Real Madridin

Marco Asensio ka pranuar një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin.
Spanjolli ka shkëlqyer gjatë muajve të fundit duke u kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Zinedine Zidane.
Ai kishte një kontratë deri në vitin 2020 por Real kërkonte rinovimin pasi klauzola e lirimit ishte shumë e ulët.
Tashmë klauzola është 500 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle, AS.
Kjo do të thotë se kushdo që do të donte ta blinte talentin spanjoll do ta thyente rekordin e transferimeve me më tepër se dyfishin e shifrës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































