Telegrafi

Zyrtare: Arlind Ajeti kompleton transferimin në Turqi tek Bodrumspor

Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit.

Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën e futbollit turk pas katër xhirove të para ka vazhduar me përforcime.

Pasi kohë më parë transferuan Taulant Seferin, ata tashmë kanë shtuar në radhët e tyre dhe mbrojtësin Arlind Ajeti.

“Klubi ynë ka nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare me Arlind Ajetin, mbrojtësin që ka veshur fanellën e CFR Cluj sezonin e kaluar. Mirësevini në familjen tonë Arlind”, thuhej në njoftimin e Bodrumspor.

Ajeti ka zhvilluar në total 26 paraqitje me fanellën e Clujit në Rumani, aty ku kishte arritur të shënonte dy gola.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024, mirëpo nuk ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e shtatorit./Telegrafi/