Zvicra po hedh një tjetër hap në teknologjinë Blockchain, në një përpjekje për të treguar veten si një shpërndarës botëror i kriptovalutave. Raportohet se hapësira bankare evropiane është duke u përballur me një eksod të bizneseve fillestare të teknologjisë Blockchain për shkak të kushteve të papërshtatshme bankare.
Shoqata e Bankave të Zvicrës lëshoi udhëzime për mbi 250 banka që duhet të ndiqen, atëherë kur bizneset fillojnë të punojnë me teknologjinë Blockchain. Këto udhëzime përshkruajnë një listë të kontrolleve që bankat duhet të kryejnë kur hapin llogari për bizneset Blockchain, pavarësisht nëse marrin pjesë në Ofertën Fillestare të Monedhave (ICO).
“Ne besojmë se me këto udhëzime, do të jemi në gjendje të krijojmë një bazë për diskutim midis bankave dhe bizneseve fillestare inovative, duke e bërë dialogun më të thjeshtë dhe duke lehtësuar hapjen e llogarive”, tha në një konferencë për shtyp këshilltari strategjik i Shoqatës së Bankave të Zvicrës, Adrian Schatzmann, përcjell Telegrafi.
Në të vërtetë, nuk janë vetëm bankat që synohen të mbajnë Zvicrën si një strehë e kriptovalutave. Kohët e fundit, gjithashtu u bë thirrje për të angazhuar më shumë gra lidere në këtë fushë. /Telegrafi/