LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Më mungon puna e trajnerit, kam bërë shumë pushim

Zidane: Më mungon puna e trajnerit, kam bërë shumë pushim

Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se i mungon stërvitja, pasi sipas tij tashmë është bërë shumë kohë që po pushon nga kjo zeje.

Kanë kaluar tre vjet që kur Zidane u largua nga Real Madridi dhe të qenit trajner ka filluar t’i mungoj francezit.

“Tani jam i zënë në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë më mungon përditshmëria, edhe nëse përditshmëria si trajner është e ‘nxehtë’”, ka thënë fillimisht Zidane për Carre.


“Kam bërë një pushim që është bërë një pushim i gjatë. Më mungon herë pas here puna e trajnerit”.

Zidane foli gjatë edhe për marrëdhënien e tij me Marseillen dhe keqardhjen që nuk e ka veshur kurrë fanellën e këtij klubi.

“Marseja është kryeqyteti i futbollit dhe gjithashtu i sportit. La Castellane? Shumë atletë kanë ardhur nga kjo lagje. Kjo është arsyeja pse do të doja të shihja më shumë lojtarë të Marsejës në Olympique Marseille, të ardhur nga lagjet”.

“Ndodhi kështu, nuk isha unë, por Marseja dhe klubi janë gjithmonë në zemrën time. Nga mosha 11 deri në 14 vjeç kam qenë në stadiumin Velodrome”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
Skandaloze/ Policia serbe bastisë zhveshtoren e futbollistëve të Tërnocit pas ndeshjes

Skandaloze/ Policia serbe bastisë zhveshtoren e futbollistëve të Tërnocit pas ndeshjes

Ligat tjera
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Një rikthim, tri mungesa – Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Xherdan Shaqiri shënon në portën e Amir Saipit në derbi

Xherdan Shaqiri shënon në portën e Amir Saipit në derbi

Ligat tjera
Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kryesor të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën

Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kryesor të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën

Premier League
Kalo në kategori