Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 28 maj të këtij viti rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë.


Siç thuhet në raport, ankuesi në polici ka raportuar për zhdukjen e vajzës së tij më datë 13 qershor.

“Më 13.06.2021 ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/