LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ sot ceritifikon edhe 17 subjekte politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ sot ceritifikon edhe 17 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në mbledhjen e sotme të KQZ-së në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë”, ka thënë Elezi.


Kujtojmë se javën e kaluar KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
Lexo po ashtu Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani janë: Lëvizja Vetëvendosje me 110 kandidatë, Partia Demokratike e Kosovës me 110 kandidatë, Lidhja Demorkatik e Kosovës me 110 kandidatë, Kosova Demokratik Turk Partisi me 25 kandidatë, Socijaldemokratska Unija me 40 kandidatë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 41 kandidatë, Koalicija VAKAT me 48 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Intergim me 35 kandidatë, Nova Demokratska Stranka me 46 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 29 kandidatë dhe Za Slobodu Pravdu i Opstanka me 12 kandidatë.

Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori