LAJMI I FUNDIT:

Zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës i reagon Bislimit për deklaratën: Ky nuk është përshkrimi i saktë i asaj që deklarova në takim

Zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës i reagon Bislimit për deklaratën: Ky nuk është përshkrimi i saktë i asaj që deklarova në takim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën është takuar në Strasbourg me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Bislimi ka bërë të ditur se Berge, e mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikim në Këshill të Evropës.

“I kënaqur që takova Bjorn Berge gjatë qëndrimit në Strasburg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimin me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.


Por ndaj deklaratës së Bislimit ka reaguar zëvendës-sekretari Berge.

Bislimi dhe zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës flasin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Lexo po ashtu Bislimi dhe zëvendës-sekretari i Këshillit të Evropës flasin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Berge konsideron se ajo çfarë është biseduar me Bislimin, nuk qëndron në përshkrimin që ky i fundit e ka bërë në statusin në Twitter.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Berge.

Edhe faqja zyrtare e Francës në Këshillin e Evropës në Twitter ka pëlqyer postimin e zëvendës-sekretarit gjeneral të Këshillit.

E  ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, huqjen e Bislimit e ka quajtur skandal.

Ajo tha se deklarata e Bislimit ka dëmtuar rëndë agjendën e Kosovës.

Sipas Çitakut, ky veprim është mungesës e profesionalizmit, dhe përpos që është skandal, është edhe e dëmshme për Kosovën.

Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal, por është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën
Lexo po ashtu Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal, por është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën

“Me një tweet, zëvendëskryeministri Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori