Zemaj thotë se shtrëngimet e reja kufizuese do të varen nga ecuria e infektimeve.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve testuese për coronavirus.
“Prizreni do të fillojë më shpejt me testime pasi është më e përgatitur. Edhe Peja po ashtu. Gjilani është në përfundim të përgatitjeve. Në IKSHP janë shtuar tri aparatura dhe dhjetë laborantë në Mikrobiologji e dhjetë të tjerë në Klinikën Infektive”, tha Zemaj në “Debat Plus”.
Zemaj thotë se Kosova për momentin qëndron mirë me testet e gatshme PCR.
“Momentalisht kemi rreth 160 mijë teste dhe pretendimi është që të sigurojmë edhe 100 mijë të tjera. Pjesa tjetër mbetet angazhimi i resurseve humane. Kemi angazhuar rreth 200 personal shëndetësorë që kujdesen për pacientët me COVID-19 por duhen edhe tjera resurse humane”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se vaksinimi për gripin sezonal pritet të fillojë në muajin dhjetor ashtu siç ndodh zakonisht.
“Kemi pasur qëllim të sigurojmë 500 mijë vaksina por kemi hasur në vështirësi.
Zemaj nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve.
“Na kanë dhënë shenja që duhet të ndërmarrin masa kufizuese, eventualisht mund të marrim edhe masa të tjera shtrënguese nëse e shohim se infeksioni vazhdon të rritet”.
Ministri i Shëndetësisë thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.
“E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri