LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet raportuesi i bombave false në Kavadar

Zbulohet raportuesi i bombave false në Kavadar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Kavadar, lidhur me njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla të Kavadarit, theksoi se i gjithë rasti është zbardhur.

“Sa i përket çështjes së kërcënimeve me bombë në Kavadar, e cila natyrisht ka shqetësuar qytetarët, mund të them se rasti është zgjidhur plotësisht.

Sot është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike përkatëse, me qëllim që të zbulohet autori dhe të mbyllet i gjithë rasti”, informoi ministri Spasovski.


Në disa raste gjatë këtij muaji ka pasur raportime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkollat ​​e Kavadarit./Telegrafi/