Site icon Telegrafi

Zbulohet pllaka në shtëpinë e Shaban Mustafës, gjatë luftës ishte strehë për luftëtarët e UÇK-së

Pamje nga zbulimi i pllakës në shtëpinë e Shaban Mustafës

Gjatë ditës së sotme, në fshatin Abri e Poshtme është bërë zbulimi i pllakës në shtëpinë e Shaban Mustafës.

Kjo shtëpi gjatë luftës së fundit kishte shërbyer si strehë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Telegrafi.

Gjatë zbulimit të kësaj pllake të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari, Sami Lushtaku, veteranë të UÇK-së e të tjerë.

“Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, gjeneralë e ish-komandantë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe banorë të fshatrave përreth”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/

Exit mobile version