Site icon Telegrafi

Zaniolo e pranon publikisht: Juventusi është skuadra e zemrës, do të doja të transferohesha

Nicolo Zaniolo mund të rikthehet në Serie A vetëm pas gjashtë muajve të kaluar në Stamboll si futbollist i Galatasarayt.

Juventusi ka shprehur dëshirë për transferimin e yllit të ri italian, derisa vet Zaniolo ka pranuar publikisht se është një tifoz i Zonjës së Vjetër.

Sulmuesi italian në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ka dhënë një sinjal të fortë për një transferim të mundshëm në Torino.

“Juventus është Juventus, edhe nëse nuk luan në Ligën e Kampionëve ose në Kupat e Evropës. Si fëmijë, gjithmonë kam mbështetur bardhezinjtë, idhulli im ishte Pogba. Do të doja të luaja për Juventusin. Po flasim për një klub të madh”.

Lexo po ashtu Takim mes Juves dhe Galatas për Zaniolon

“Nëse arrihet një marrëveshje që na bën të lumtur të treve (Galatasaray, Juventus dhe Zaniolo), atëherë do të isha i lumtur”, tha Zaniolo.

Ai zbuloi se mikun e tij më të mirë e ka Moise Kean, sulmuesin italian që luan te Zonja e Vjetër.

“Nëse nuk arrihet, gjithsesi unë jam mirë në Turqi. Te Juventus bën pjesë dhe Moise Kean, ai është një shok i imi i fëmijërisë. Kean është një sulmues shumë i fortë dhe shpesh i nënvlerësuar. Ai është një djalë i denjë, i qetë, shumë njerëz nuk e njohin dhe ndonjëherë e gjykojnë pa asnjë arsye”, tha Zaniolo.

Lexo po ashtu Zaniolo thyen heshtjen pas rikthimit te Italia me një mesazh për Romën

Tutje sulmuesi italian tha se në Turqi ka kaluar një kohë të mrekullueshme si futbollist i Galatasarayt.

“Në Turqi kam gjetur super njerëz, si në qytet ashtu dhe brenda Galatasarayt. Të gjithë më ndihmuan të vendosem shpejt këtu, ndihem shumë rehat. Ende kam të dridhura kur më vjen ndërmend atmosfera në stadiumin pas golit që shënova në derbi ndaj Fenerbahces”, deklaroi sulmuesi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version