LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Mickoski dje kanë pasur takim për PSP-në, dallimet mbesin akoma

Zaev dhe Mickoski dje kanë pasur takim për PSP-në, dallimet mbesin akoma

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dje kanë pasur takim në të cilin kanë diskutuar për çështjen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe Toni Mekinoski, i cili është pjesë e ekipit negociues të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim është arritur marrëveshje që konsultimet të vazhdojnë, pasi siç thonë, dallimet kyçe akoma ngelen.


“Potencojmë që gjitha partitë politike duhet t’i japin prioritet perspektivës evropiane të shtetit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe shtetit juridik, e të cilat janë kyçe për fillimin e negociatave me BE-në”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev deklaroi se është përpunuar version i ri i Ligjit për Prokurorinë Publike, duke shtuar se janë pranuar një pjesë e madhe e propozimeve të OBRM-PDUKM-së. Zaev tha se “bombat” nuk do të përdoren si dëshmi në rastet të cilat janë hapur pas skadimit të afatit 18 mujor të PSP-së.

Por, këto deklarata i mohuan nga partia opozitare maqedonase duke thënë se Zoran Zaev nuk e ka lexuar ligjin i cili është dërguar tek ata.

Pritet që grupet e punës të dy partive maqedonase gjatë ditës së sotme të vazhdojnë negociatat për të arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili në Kuvend duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretave (80 vota)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori