Enis Zabërgja ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka rrëfyer shumë prapaskena, ndërsa u ndal edhe tek tandemi që kishte krijuar me Mentor Zhdrellën.


“Me Mentorin dhe me Labin (Labinot Osmanin) kemi qenë me të vërtetë një treshe shumë e mirë”, ka thënë fillimisht ish-lojtari.

“E kemi ditur për njëri-tjetrin përmendësh se ku jemi, ka qe një treshe perfekte”.

“Me Mentorin kuptoheshim vetëm me një shikim dhe besoj se ai ka qenë tandemi im më i mirë në futboll...”, ka vazhduar më tej Zabërgja.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app