Ish-deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se është e papranueshme mënyra e akuzave publike pa kurrfarë baze nga zyrtarët e lartë shtetëror.
Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e ka të vështirë ta marrë për të vërtetë cilindo deklarim të Presidentit në këtë luftë të dëmshme politike të tij me Kryeministrin.
“Shumë prej atyre akuzave të hedhura kuturu mbrëmë nga Presidenti nuk kanë kurrfarë baze. Prej akuzës për Astrit Deharin e deri te huqja totale, e qëllimshme, për familjarët e Albulena Haxhiut. Skena politike e opinioni publik në përditshmëri po helmohen e terrorizohen nga kacagjelofsha Thaçi- Kurti, dhe kjo po e dëmton rëndë aktualitetin e potencialitetin institucional të Kosovës si dhe po e rrezikon sigurinë e vendit”, ka shkruar Ymeri.
Postimi i plotë:
Është absolutisht e papranueshme kjo mësyerje akuzash publike pa kurrfarë baze që po e shohim nga zyrtarët e lartë shtetëror. Mbrëmë Presidenti. Më herët u.d së Ministrit të Brendshëm. Nga pozita e udhëheqësit institucional dëshmitë që mund t’i kenë për shkelje e krime duhet t’i dorëzojnë te organet përkatëse. Publikun ta njoftojnë për vendimet në mënyrë transparente. E jo ta helmojnë me insinuata e dyshime. Këto nuk kanë për qëllim t’i luftojnë shkeljet. Por vetëm për PR. Për propagandë kundër njëri tjetrit – edhe nëse kështu, përmes akuzave publike, rrezikojnë të heshtën e deformohen rastet gjyqësore.
Se këndejmi e kam të vështirë ta marrë për të vërtetë cilindo deklarim të Presidentit në këtë luftë të dëmshme politike të tij me Kryeministrin. Shumë prej atyre akuzave të hedhura kuturu mbrëmë nga Presidenti nuk kanë kurrfarë baze. Prej akuzës për Astrit Deharin e deri te huqja totale, e qëllimshme, për familjarët e Albulena Haxhiut.
Skena politike e opinioni publik në përditshmëri po helmohen e terrorizohen nga kacagjelofsha Thaçi- Kurti, dhe kjo po e dëmton rëndë aktualitetin e potencialitetin institucional të Kosovës si dhe po e rrezikon sigurinë e vendit. Jemi në një situatë shumë delikate në procesin e shtetndërtimit, të demokracisë e rendit publik. Sjellja e tillë e dy krerëve shtetëror po e rëndon edhe më shumë këtë situatë.
Prandaj çështja e ndërhyrjes eventuale në Njësitin e përgjimeve duhet hetuar nga organet e drejtësisë me urgjencë dhe me seriozitet. Në bazë të këtij hetimi pastaj të merren masat karshi fajtorëve. Nëse këta vërtetë kanë ndërhyrë atëherë duhet të ndjeken penalisht, përveç se të përgjigjen politikisht. Kjo do të kishte me qenë ndërhyrje serioze arbitrare e Ekzekutivit në çështje të Gjyqësorit si dhe në privatësinë e sigurinë e qytetarëve. Nëse del të jetë e pavërtetë, atëherë Presidenti duhet të përgjigjet për shpifjen, përveç se politikisht, edhe para gjyqit. Një gjë e tillë nuk guxon në asnjë mënyrë të kalojë në heshtje.
Si shtet e veçanërisht si shoqëri nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lejojmë që një sjellje e tillë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e zyrtarëve shtetëror të na bëhet normale. Ky antagonizëm Kryeministri-Presidenti (Kurti-Thaçi) ose e ‘reja’ me të ‘vjetrën’ është artificial. Nuk është njëri e kundërta e tjetrit, politikisht e konceptualisht. Ata në të vërtetë përherë e më shumë po bëhen dy anët e së njëjtës medale. Sepse të dy politikën e kanë reduktuar në kundërshtim ndaj personit të tjetrit. Të dy nuk po zgjedhin mjete e fjalë për ta luftuar njëri tjetrin. Asnjëri prej tyre nuk paraqet asnjë shenjë progresiviteti në politika, përveç retorikës boshe elektorale. Dhe po i shërbejnë njëri tjetrit. Ndërkohë që progresive po mbetet vetëm një: Të jesh KUNDËR KËSAJ POLITIKE. Kjo është ana e vetme e vlefshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë