Site icon Telegrafi

Ymeri: Disa deputetë të LVV-së e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është përgjegjës vetëm për veten e tij por edhe për Qeverinë dhe partinë e tij.

Sipas Ymerit, nuk mjafton që Kurti të thotë unë nuk punësoj familjarë të mi, por duhet që edhe anëtarët e partisë së tij të mos veprojnë ashtu.

Ymeri tha se disa deputetë e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm.

“Kurtin e dëgjuam, kur tha asnjëri prej vëllezërve të tij, nuk e ka shkelë kurrë ndërtesën e qeverisë as prindërit nuk e kanë shkelë ndërtesën e qeverisë. Këto i përdori si shembull që nuk e mbështet nepotizmin. Mirëpo kemi pas raste të njerëzve tjerë në LVV, që i kanë avancu edhe familjarët e vet, kemi pas deklarata të deputetëve që kanë thënë megjithatë po avancohen për shkak të profesionalizmit. Është arsyetuar nepotizmi me profesionalizëm”.

“Është problematike nëse shikohet kështu nga kryeministri sepse ai është përgjegjës për funksionimin e tërë qeverisë dhe si kryetarë edhe për partinë. Nuk mundet të thotë se ne jemi të mirë sepse unë jam i mirë. Ti mund të jesh i mirë personalisht, por çfarë po bën ta bësh të mirë të gjithë qeverisjen”, ka thënë ai.

Ymeri u shpreh se Kurti nuk po jep fare shpresë se do të qeverisë më ndryshe se të tjerët sa i përket çështjes së nepotizmit./RTV Dukagjini/

Exit mobile version