Site icon Telegrafi

Xhuli shfaqet në Times Square, Andi zbulon ‘hilen’ se si çdo njeri mund të shfaqet për 15 sekonda në ‘billboard’

Me sa duket lufta e Andit e Xhulit po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit Big Brother Vip Kosova.

Që të dy mbahen mend për përplasjet e panumërta e mospajtimet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Ky spektakël që u ndjek aq shumë nga të gjithë shqiptarët, vazhdon të përmendet akoma e gjithashtu edhe nga ish-banorët.

Lexo po ashtu Xhuli pjesëmarrëse në Dancing With The Stars Albania?

Protagonistja e pothuajse të gjitha debateve, Xhuli Nura, vazhdon të komentohet ende nga shumë ndjekës, por, me sa duket edhe nga ish-banorët.

Xhuli së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregon se imazhet e saj kanë dalë në njërin nga ekranet gjigande të Times Square, në New York.

Sigurisht që kundërshtari i saj i kahershëm, Andi Artani, kishte diçka për të shtuar mbi këtë pjesë.

Ai publikoi një fotografi në InstaStory duke shpjeguar mënyrën se si gjithkush ka mundësinë ta vendosë veten në ato ekrane për 15 sekonda. E këtë postim e përmbylli me një emoji të palaqos.

Foto: Andi Artani/Instagram

Bukuroshja ndërkohë në mbishkrimin e videos ishte shprehur se ky ishte një realizim ëndrre për të dhe paralajmëroi fansat e saj që ta ndjekin, pasi një gjë shumë e madhe po vjen prej saj. /Telegrafi/

Exit mobile version