Xabi Alonso prezantohet si trajner i ekipit B të Real Sociedadit

Xabi Alonso i ka nisur hapat e parë në karrierë si trajner duke e marrë drejtimin e ekipit B të Real Sociedadit.
Ish-mesfushori spanjoll u pensionua nga loja aktive para dy vitesh, pas suksesit të arritur me klubet e mëdha, si Liverpool, Real Madrid e Bayern Munich.

Ai është shprehur i gëzuar që po e fillon këtë kaptinë të re në klubin e La Ligas, ku e filloi karrierën si futbollist para 20 vitesh.
"Jam shumë i gëzuar dhe dua të ndihmon në të ardhmen e Realit (Sociedadit). Jam shumë i lumtur për kthimin tim".
"Mendoj se ka pasur shumë arsye për t'u kthyer, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal. Gjithçka ka vlerë", ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































