Jack Wilshere ka lënë një përshtypje të shkëlqyer në ndeshjen e parë me Bournemouth, pavarësisht se skuadra anglez u mposht 2-1 nga Milan në miqësore.

Mesfushori i Anglisë u transferua nga Arsenal te skuadra e Eddie Howe dhe luajti një pjesë të parë shembullore me lëvizje të bukura dhe pasime të sakta.


Të tre golat e ndeshjes erdhën kur tre minuta, nga minuta e 64-t te ajo e 67-të.

Suso Fernandez kaloi në avantazh kuqezinjtë, Mousset barazoi 20 sekonda më vonë për Bournemouth, ndërsa Niang shënoi golin e fitores për Milan me penallti.

telegrafi sport app