Wenger e pranon: Jam i brengosur me rezultatet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ai është shumë i brengosur për rezultatet e ekipit të tij.
Arsenali u godit nga Swansea me një disfatë në Emirates dhe kështu janë goditur edhe shpresat e ekipit nga Londra për titull.
“Duket një krizë vetëbesimi, po”, ka thënë Wenger.
“Ne duhet që të fokusohemi në punën tonë, dhe të kujtohemi se kemi cilësi. Ne duhet të analizojmë rezultatet dhe të kthehemi”.
“Për momentin, jam i brengosur vetëm për rezultatet dhe jo për titullin”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































