Fshati Drekoc i Shtërpcës mes bukurisë e të gjitha të mirave nga natyra priti në tubim kandidatët tonë fitues.
Tashmë, qytetarët janë të bashkuar e të qartë se ku ndahen e drejta dhe e padrejta, barazia e pabarazia, zhvillimi e mjerimi.
Aktivisti i kamotshëm i çështjes kombëtare e kandidati, Emrush Xhemajli, përmendi organizimin e përbashkët të banorëve të Shtërpcës nga komuniteti shqiptar e serb për të ndaluar ndërtimin e HEC-it në këtë zonë. “Siç e kemi ndaluar shkatërrimin e Lepencit do ta ndalojmë edhe shkatërrimin e Kosovës”, tha kandidati Xhemajli.
Shtërpcën duan ta lënë pa ujë, pa ujitje e pa rritjen e mjedrave e bujqësisë. Lepencin duan ta fusin në gypa e ta privatizojnë, t’ua thajnë tokat e vyera bujqësore e t’ua shterin natyrën përreth. Mirëpo, Kosova nuk është mjeruar nga një qeveri, por ndër vite.
Kandidatja Shqipe Metaj Isufi u shpreh se, “jemi populli më i varfër në Europë me politikanët më të pasur. Në një vend ku vjedh qeveria nuk ka të ardhme rinia. Lëvizja nuk mund të fitojë pa mbështetjen masive të rinisë dhe rinia nuk mund të vazhdojë të qendrojë e jetojë në Kosovë pa fitoren e Lëvizjes”, tha ajo.
Kandidati Xhelal Sveçla përshkruajti sesi Kosova i ka të gjitha burimet e nevojshme natyrore e vullnetin qytetar për t’u zhvilluar. Asaj i mungon vetëm një qeveri e cila ia kanalizon vullnetin e burimet.
“Deri tani pushtetarët e kanë fituar luftën me punëtorët. Ata vazhdojnë të jenë në pushtet, ndërsa punëtorët punojnë në mërgim”, shpjegoi aktivisti i orëve të para Sveçla, duke shtuar se duam të ngremë një pushtet punëtor që nuk e shet dhe e shkatërron Kosovën.
Ndërsa kandidati Dimal Basha tha se me ardhjen tonë në pushtet krejt të këqijat i merr lumi. Për kandidatin Basha Lëvizja i ka idetë, dijen, guxim e dëshirën dhe se asgjë nuk na kanos e nuk na ndal.
Kandidati Glauk Konjufca shpjegoi se së pari Lëvizja VETËVENDOSJE! në vendin tonë do të sjellë atë që populli jonë nuk e ka parë kurrë, dhe kjo është drejtësia. “Me një gjyqësi të paanshme, të guximshme, të mirë-financuar e profesionale, milionat e buxhetit të Kosovës do të mblidhen dhe investohen e jo të vidhen”, tha Konjufca
Ish kryetari i grupit tonë parlamentar dhe aktivisti shembullor u zotua se sipërmarrjes më së pari Lëvizja do t’i bëhet krah duke i hequr haraçin nga hajnat, duke mbrojtur me ligj prodhimin vendor, duke i lehtësuar qasjen në para përmes bankës zhvillimore dhe duke mbështetur ekonominë prodhuese.
Në fund të fjalës Kandidati jonë Glauk Konjufca bëri me dije se vetëm prej shtesave të fëmijëve dhe prej rimbursimit të familjeve me pak të ardhura, familjeve do t’u duket në fund të vitit sikur marrin jo 12 rroga, por 14 rroga.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!