Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti një konferencë për media ku demantoi pretendimet e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, në lidhje me lejen për ndërtimin e spitalit privat në hapësirat e QKUK-së.
Dr. Jusuf Ulaj, ish-drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se Vetëvendosje është angazhuar prej pesë vitesh kundër ndërtimit dhe funksionalizimit të këtij spitali, pasi një institucion i tillë është i panevojshëm dhe i kundërligjshëm.
Ulaj tha se ka qenë në krye të QKUK kur në qershor të vitit 2009 pa u njoftuar nga askush kanë nisur gropimin në oborrin e këtij institucioni. Ai tha se kishin arritur në atë kohë që të ndalonin punimet.
Ulaj theksoi se kompania që kryente punimet ju kishte ofruar atyre dy vendime, njëra nga Kuvendi Komunal i Prishtinës i datës 31 dhjetor 2005 dhe tjetra nga ish-kryeministri Hashim Thaçi që kishte dalë pas mbledhjes së qeverisë më 25 qershor 2009 në përkrahje të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 3 shtator 2007, pra që lejonte punimet dhe duke shfuqizuar vendimet e mëparshme të qeverisë që i pezullonte ato.
“Ministri Ismaili në konferencën e para dy ditëve u mundua të shfajësojë Partinë Demokratike të Kosovës dhe të zhvendosë tërë fajin diku tjetër duke fshehur vendimin kryesor atë që e përmenda më lart, që në fakt, ky vendim u hapi rrugën edhe ndryshimeve të ligjit, por edhe pastaj ndërtimin dhe funksionalizimin e këtij spitali brenda hapësirës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që ndodhi pas ndryshimit të udhëzimit administrativ që e bëri ish-ministri i Shëndetësisë, Rrahmani, dhe faktikisht në vitin 2015 ky spital u legalizua, por tash jo si qendër kardiale, por spital i përgjithshëm”, deklaroi Ulaj.
Ulaj tha se pas konferencës së Ismailit disa media publikuan edhe vendimet, por të falsifikuara, që thirren në të njëjtën mbledhje të qeverisë por që ka përmbajtje të kundër, pra jo të lejimit, por të respektimit të vendimeve të tjera të qeverisë që ndalonin ndërtimin e këtij spitali.
Vetëvendosje e sheh këtë akt të falsifikimit si shumë shqetësuese duke kërkuar nga ish-kryeministri Thaçi të tregojë se cili vendim është i saktë, ndërsa kanë ftuar edhe kryeministrin Haradinaj të publikojë transkiptin e mbledhjes se qeverisë së datës 25 qershor 2009 meqenëse nuk gjendet në faqen e kryeministrit.
Ndërsa, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, tha se ministri Ismaili nuk duhet të mbajë konferenca, por spitalin privat ta mbyllë dhe ta largojë nga hapësirat e QKUK-së dhe të bëjë kallëzime penale për të gjithë të përfshirët.
Mirëpo, Vitia tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se ri-aktualizimi i kësaj teme po bëhet vetëm për të mbuluar një aferë tjetër, atë të kreut të PDK-së, Kadri Veseli emri i të cilit përmendet në një video mes disa personave të dyshuar për fajde.
“Arsyeja e vetme për të cilin është ri-aktualizuar ky problem tani nga ministri i Shëndetësisë ka vetëm qëllimin për të mbuluar disi aferën e fundit me video të dala në publik për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ku një grup personash pretendojnë se i kanë dhënë atij dhe bashkëpartiakeve të tij ryshfet. Ky përfundim vjen nga një pyetje shumë e thjeshtë, pse nuk u aktualizua ky problem më herët? Pse nuk foli ministri më herët? Ne si lëvizje Vetëvendosje qysh në vitin 2014 kur u njoftuam se kundërligjshëm po tentohej të funksionalizohej kjo ndërtesë si spital i përgjithshëm privat, kemi bërë të gjitha për të denoncuar këtë aferë duke filluar nga seanca parlamentare, pyetje parlamentare, tryeza të ndryshme e deri te lajmërimet penale. Askush nga qeveritarët e PDK-së dhe deputetët e tyre nuk kërkoi diçka të tillë, përkundrazi në mënyrë të orkestruar u siguruan që kjo aferë të fshihej dhe të heshtejâ � , deklaroi Vitia.
Kreu i Qendrës së VV-së në Prishtinë, përpos ministrit Ismaili, ka ftuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të veprojë konform interesave publike, ndryshe mosveprimi, sipas tij, është lëndë për prokurorinë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë