Profesori nga Universiteti “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq, tha se takimi i sotëm mes kryenegociatorëve në Bruksel ishte një dështim dhe se kjo ka qenë e pritur.
Ai tha se vërehet një lodhje e palëve në këtë proces.
“Dështimi i bisedimeve në Bruksel, sot është një fiasko e plotë. Nuk e di a ekziston ndonjë mënyrë më e mirë si të shpjegohet ndryshe ajo që ka ndodhur në Bruksel edhe pse kjo në fakt është pritur për një kohë të gjatë”, theksoi Vukoviq në RTK.
Sipas tij ky është një rezultat i pritshëm sepse, ekziston një lodhje e palëve dhe se nuk dihet nëse dikush beson më në këtë format aktual.
“Në ditën e sotme si dhe dinamiken politike në SHBA, BE, në rajon e ndoshta në botë kanë shkaktuar këtë indiferencë në procesin e dialogut”, tha Vukoviq.
Sipas tij, bazuar në një postim të Lajçak në X, palët sikur nuk donin të ishin aty.
Ndërsa përmendja e Petkoviqit, për caktimin e kufirit të Mitrovicës së Veriut, është shfrytëzim i mundësisë për ta prishur më tutje procesin e dialogut, tha Vukoviq.
“Pra të nxirresh tema që nuk janë parë në tryezë dhe pastaj procesi të del nga binarët, thjeshte të çorientohet i tërë sistemi. Duke futur tema që nuk janë në diskutim thjesht turbullohen ujërat, çrregullohet procesi. Kjo është indicie se pala serbe nuk ka pasur kurrfarë interesi që të angazhohet në mënyrë domethënëse në proces. Duke bërë kërkesa komplet të pakuptimta për të përshkallëzuar procesin i cili më pas do të deeskalojë. Kjo është pra një lëvizje taktike për të blerë kohë për ta çorientuar procesin”, deklaroi ai.
Vukoviq shtoi se në këtë proces Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare.
“Tani mund ta vërtetojmë që normalizimi dhe pastaj, përmirësimi i statusit të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë gjera paralele dhe shpesh të shkëputura si elemente të këtij procesi. në gjithë këtë proces. Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare, këto nuk mund të nënçmohen. Edhe liberalizimi i vizave, ishte si rezultat, por kjo është vetëm një copëz e mozaikut”, tha Vukoviq.
Ai shtoi tutje se Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për normalizimin e marrëdhënieve.
“Mundësia që Kosova të përmbushë gjithë potencialin si shtet i pavarur nuk mund të arrihet me një qëndrim të tillë nga ana e Serbisë, sepse asaj i është dhënë një hapësirë tejet e madhe për të luajtur këtë lojë plan-prishjeje. Kemi parë shumë e shumë herë që deri sa jep disa koncesione, shfrytëzon pastaj kursin për të ndryshuar komplet diskursin, duke përshkallëzuar tensionet njëkohësisht”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa