Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar karakterin e popullit shqiptar, duke thënë se ata janë njerëz të besës, ndaj ka kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri.
“Shqiptarët janë njerëz të besës, prandaj duhet punuar me ta“, është shprehur Vuçiq.
Ai tha se bashkëpunimi me shqiptarët në fushën ekonomike është patriotizëm dhe, sipas tij, kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur.
“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiq.
Forumi i Biznesit Shqipëri-Serbi në qytetin e Nishit ka zgjuar kureshtjen e qindra gazetarëve dhe biznesmenëve serbë. Në një takim më të relaksuar se në Beograd, tani duket se gjuha ka ndryshuar.
Edi Rama, pikërisht në dyvjetorin e dronit, në Nish ka theksuar se nëse shihet mbrapa, është arritur shumë në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve. Ai tha se në atë kohë nuk mund të imagjinohej një takim i tillë.
“Një nga arsyet pse ne prodhojmë më shumë histori sesa ç’mund të tresim është se jemi të vegjël dhe kur vjen puna të mendojmë për tregun, tregjet tona janë shumë të vogla të ndara nga njëri-tjetri në një botë që sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më e egër nga pikëpamja e konkurrencës. Por ama, nëse ne arrijmë që kush investon në Tiranë, Beograd, Prishtinë, Podgoricë e kështu me radhë të mos investojë thjeshtë brenda kufijve të një tregu të vogël, por të investojë në një treg të gjerë rajonal kemi garantuar një kapërcim historik për njerëzit në funksion të zhvillimit dhe mirëqënies së tyre”, tha Rama.
Forumin e ka hapur Marko Cadez, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, i cili tha se ka bërë një punë që duhet vazhduar në përmirësimin e marrëdhënieve. Ai, fjalimin e tij e hapi duke cituar një kronikë të Top Channel si shembull: “Kam parë një kronikë të një televizioni shqiptar për sallatën shqiptare që gatuhet vetëm në Nish. Kjo është një nga 100 kronikat që janë bërë për këtë, por gazetari shqiptar Idro dhe operatori serb Zhivojin gjithmonë bëjnë punë bashkë dhe i prijnë asaj për të cilën ne jemi mbledhur këtu dhe madje ky televizion ka bërë kronikën më të mirë dhe më pozitive. Andaj ju ftoj të krijojmë ne rrëfimet tona”.
Rama e Vuçiq janë takuar sërish, ndërsa kryeministri shqiptar është takuar edhe me biznismenet. Historia mund të ndryshojë nëse ekonomia merr kryefjalën, duke bërë kthesë në të mirë të zhvillimit. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare