Një prokuror publik paraguaian, i cili udhëhoqi një sërë çështjesh të profilit të lartë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, është qëlluar për vdekje teksa ishte në muajin e mjaltit në një plazh kolumbian.

Marcelo Pecci u martua më 30 prill me Claudia Aguileran, një gazetare e njohur gjersa po kalonin muajin e mjaltit në një hotel në gadishullin Baru në bregun e Karaibeve të Kolumbisë.


Dy sulmuesit arritën me “jetski” në plazhin privat të hotelit, sipas Aguileras, e cila nuk u lëndua gjatë sulmit. Njëri prej tyre u afrua dhe, siç kujton ajo, “pa thënë asnjë fjalë qëlloi dy herë Marcelon, një herë në fytyrë dhe një herë në shpinë”, raporton theguardian.

Screenshot 8 11

Disa orë para sulmit, Aguilera kishte publikuar lajmin e shtatzënisë së saj në rrjetet sociale. "Perëndimi i fundit i diellit në Baru, por ne do të kemi miliona të tjerë së bashku", shkroi ajo.

Vrasja shkaktoi tronditje në Paraguai – i cili kohët e fundit po përballet me një numër të madh të vrasjeve me pagesë të lidhura me fuqinë në rritje të krimit të organizuar – dhe në Kolumbi,  shumëkush po parashikon një rikthim të momenteve më të errëta të historisë së vendit, kur bosët e drogës, si Pablo Escobar, urdhëronte vrasjen e zyrtarëve publikë.

Ndryshe, 45 vjeçari kishte punuar në disa raste të profilit të lartë të vrasjeve me pagesë në Paraguai.

Ai drejtoi veçanërisht një hetim për vrasjen e një trafikanti droge, Marcos Rojas Mora, i cili u vra në një festival muzikor në qytetin e San Bernardino në muajin janar të këtij viti. /Telegrafi/