LAJMI I FUNDIT:

Vritet edhe një gazetar meksikan

Vritet edhe një gazetar meksikan

Edhe një gazetar meksikan u vra në shtetin jugor të Meksikës, Oaxaca. Heber Lopez, një gazetar i pavarur që drejtonte portalin NoticiasWeb, u qëllua për vdekje të enjten, thanë zyrtarët e policisë.

Lopez u sulmua në redaksi ndërsa raportohet si ai shkruante rregullisht për politikën dhe korrupsionin në qeverisjen lokale.

Prokurori i shtetit të Oaxaca tha se dy persona ishin arrestuar në lidhje me krimin dhe një hetim është ende në vazhdim, raporton reuters.


Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij
Lexo po ashtu Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij

Disa media lokale thonë se Lopez, i cili punonte në qytetin Salina Cruz, mori kërcënime me vdekje në vitin 2019.

Vrasja e tij është e fundit në një seri sulmesh ndaj gazetarëve në Meksikë në javët e fundit, pasi tre gazetarë dhe një punonjës i medias u vranë vetëm në muajin janar, ndërsa një ish-gazetar u vra të shtunën mbrëma.

Ndryshe, rreth 145 gazetarë u vranë në Meksikë nga viti 2000 deri në vitin 2021, duke e bërë Meksikën një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për gazetarët. /Telegrafi/