Site icon Telegrafi

Vozitja e Hummerit gjigant me rrota tepër të vogla

Ndryshmi që ka bërë një punëtori në Rusi, e ka shndërruar këtë Hummer në një makinë shumë të çuditshme

Me stilin ushtarak dhe rrota tepër të mëdha, Hummer H2 është një makinë SUV me dukje shumë agresive, transmeton Telegrafi.

Por, nëse kësaj makine gjigante i vendosen rrotat tepër të vogla me vetëm 13 inç, atëherë gjithçka ndryshon.

Në punëtorinë Garage 54 në Rusi, që edhe më herët kanë bërë modifikime mjaft atraktive, një Hummeri ia kanë larguar rrotat origjinale, për t’ia vënë tjerat me përmasa minimale.

Që t’i përshtaten rrotat e reja, punonjësit iu hapën tetë vrima të reja, në pjesë njëjtë ku i kishin rrotat e mëparshme. Kur gjithçka përfundoi, makina dukej shumë qesharake dhe e çuditshme, ndërsa u nxor për një vozitje në afërsi të punëtorisë.

Megjithëse rruga e qetë me disa gropa të cekëta ishte shumë e lehtë, nuk u provua që të vozitet edhe nëpër ndonjë autostradë, ku mund të ketë gropa edhe më të thella dhe i duhet të vozitet me shpejtësi më të lartë.

Sa i përket vozitjes në terrene të vështira, as që bëhet fjalë me këto rrota, duke bërë që platforma e makinës të bie shumë më poshtë.

Hummer është larguar nga prodhimi në vitin 2010, por GMC pritet ta kthejë në të ardhmen si një makinë për të gjitha terrenet që të rivalizojë me Tesla Cybertruck. /Telegrafi/

Exit mobile version