Telegrafi

I vogli i ariut i bërë ‘dru’ nga ‘mjalti i çmendur’ shpëtohet nga rojat e parkut

Një ari i vogël i murrmë është shpëtuar nga rojat e një parku nacional në Turqi, pasi që ariu kishte konsumuar një bimë halucinogjene.

Ajo që njihet si “mjalti i çmendur, ose në turqisht ‘deli bal’, është një lloj i mjaltës rododendron.

Pamjet nga një xhirim tregojnë ariun teksa duket i trullosur dhe i lëkundur para se të dërgohej tek veterinari.

Nëse bletët ushqehen mjaftueshëm me nektar rododendroni, mjalti me ngjyrë të kuqe që prodhohet nga to, ka një aromë të mprehtë dhe një shije të hidhur, dhe që gjitarët mund t’i bëjë “dru”.

Ariu u dërgua tek veterineri ku edhe u trajtua. Zyrtarët thanë se kafsha ishte në gjendje të mirë dhe se në ditët në vijim, do të mund të lëshohet në natyrë.

Ministria e Bujqësisë e Turqisë shkroi një status në Twitter për t’i nxitur qytetarët që të gjenin një emër për ariun. /Telegrafi/