Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup

Vlerësim i ndryshëm i rasteve të njëjta në Gjykatën e Apelit në Shkup. Gjykata me standarde të dyfishta ndaj vendimeve që kanë marrë gjykatësit e Apelit pas ankesave të të gjykuarve. I analizuam aktvendimet për rastet “Treqind” për blerjen e automobilave për policinë dhe rastin “Reket” ku të dënuar janë Boki 13 dhe Katica Janeva. Të përbashkëta në të dyja rastet janë ekspertizat e bëra, por edhe qasja e ndryshme e Gjykatës së Apelit ndaj licencave të ekspertëve. Në rastin “Treqind” gjykatësit lëndën e kthyen në rigjykim, ndërsa të dënuarit Gjoko Popovski iu pranua ankesa se eksperti ka bërë ekspertizë me licencë të skaduar.
“Nuk mund të pranohet arsyetimi i Gjykatës së Shkallës së Parë se edhe përkundër asaj që ky person ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e licencës në afatin e duhur ligjor, Ministria e drejtësisë nuk e ka respektuar ligjin dhe Rregulloren dhe nuk ia ka vazhduar licencën ekspertit dhe se eksperti nuk ka pasur asnjë pengesë të paraqitet si hartues i ekspertizës edhe pse nuk ka pasur licencë të vlefshme”.
Por, çfarë shkruan gjykatësit e Apelit për rastin e profilit të lartë “Reket”. Ankesën e Boki 13 dhe Janevës se ekspertizën nuk e ka bërë ekspert me licencë, gjykata nuk e pranoi. Gjykata vlerëson se ekspertizën që ka bërë sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në MPB është e mjaftueshme. Gjykatësit thonë se është rregull kur për një lloj të caktuar të ekspertizës ekziston institucion i arsimit dhe profesionalizmit të lartë, ekspertizat t’i bëjë institucioni i shtetit.
“Në këtë drejtim, pretendimet që mohojnë ekspertizën në këtë rast janë të pabazuara, dhe thuhet se ato janë të paligjshme sepse ekspertët nuk kanë licencë për të kryer ekspertizë, gjë që konteston besueshmërinë e ekspertizës, dhe thotë se ato janë të paligjshme sepse ekspertët nuk kanë licencë për të kryer ekspertizë, me çka kontestohet besueshmëria e ekspertizës së kryer“.
Avokatët e ish-shefes së PSP-së në ankesën deri te Gjykata së Apelit, u ankuan për ekspertizën, që nuk e ka bërë një ekspert i licencuar dhe për këtë arsye presin që rasti të kthehet në rigjykim.
“Ekspertiza është një nga mjetet e dëshmimit që jep peshë, dhe Ligji për Procedurën Penale përcakton, që ajo të kryhet ekskluzivisht nga ekspertë të licencuar. Një person mund të jetë padiskutim profesionist, por nëse nuk ka licencë, ai nuk mund të kryejë ekspertizë. Nëse një ekspertizë kryhet si në këtë rast nga një person i tillë, kjo është një shkelje thelbësore e dispozitave të Kodit Penal, dhe kjo duhet të çojë në shfuqizimin e aktgjykimit.
Mbrojtja e Janevës njoftoi se ajo do të apelonte vendimin në Gjykatën Supreme, por ajo nuk e shtyu shkuarjen në burg të ish kryetares së PSP-së. Ajo është në Idrizovë, ndërkaq prapa hekurave është edhe Bojan Jovanovski. Tani të dy kanë mundësi të kërkojnë ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg, dhe nëse për këtë ka kushte, do të vendosë një gjykatës për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Penale./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania