LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Ne jemi uniteti i shqiptarëve, BDI po shpif për të mbrojtur krimin

VLEN: Ne jemi uniteti i shqiptarëve, BDI po shpif për të mbrojtur krimin

Koalicioni në Qeveri, VLEN nëpërmjet një kumtese dërguar në media ka deklaruar se VLEN-i është uniteti i shqiptarëve dhe se janë të përkushtuar në realizimin e pikave programore, të cilat u përgjigjen nevojave të shqiptarëve.

“Koalicioni VLEN thekson unitetin dhe përkushtimin e qartë ndaj parimeve, vlerave, ideologjisë dhe angazhimeve të përbashkëta programore. Ashtu siç kemi ndarë me opinionin, ne jemi të përkushtuar që VLEN të rritet dhe të zhvillohet në një lëvizje politike, që do t’u përgjigjet nevojave të shqiptarëve me hapa të mirëpërcaktuar strategjike”, thuhet në kumtesë.


Thonë se partia në opozitë, BDI është duke shpifur kur flet për parimet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Në këto kohë të ndryshimeve politike tektonike, në të cilat BDI dhe satelitët e saj në opozitë për çdo ditë shpifin, trillojnë dhe përgatisin një mjedis për të kontestuar përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit për hir të mbrojtjes së krimit, është thelbësore që ne të bashkohemi edhe më fuqishëm dhe të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve. VLEN-i është ndërtuar mbi parimet e drejtësisë, transparencës dhe përkushtimit për sigurimin e standardit më të lartë jetësor të qytetarëve. Qëndrueshmëria jonë politike është forca jonë më e madhe dhe garanton që qytetarët mund të mbështeten tek ne për një qeverisje të drejtë dhe efektive”, thuhet më tej në kumtesë.

Më tej thonë:

“Synimi ynë është të krijojmë një lëvizje politike që jo vetëm identifikon dhe adreson problemet e përditshme të shqiptarëve, por edhe ofron zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme për vendosjen e fundamenteve për një të ardhme të sigurtë. Ne besojmë se me hapa të mirëpërcaktuar dhe veprime të vendosura, mund të sjellim ndryshimet e nevojshme dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Qytetarët të nderuar, pas formimit të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it vijon edhe formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave. VLEN-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Bashkë, ne do të vazhdojmë të eci përpara me kurajë dhe vendosmëri.
VLEN-i është uniteti i shqiptarëve!”, përfundojnë nga VLEN-i.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori