Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani gjatë bashkëbisedimit drejtpërdrejt me qytetarë në platformën e KDI-së me temën për dialogun Kosovë-Serbi, tha se si kryeministre me ekipin e saj do ta drejtojë procesin e dialogut në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të afërt me partitë në parlament.
Vijat e kuqe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas saj është çështja e kufijve dhe korrigjimit.
“Presidenti për dialogun do ta ketë vetëm rolin ceremonial në Kuvend”, theksoi Osmani.
Kandidatja për kryeministre tha se teza e korrigjimit të kufijve është e rrezikshme, pasi burimin e ka në Serbi dhe Rusi.
“Një ide e tillë nuk do të jetë e mundur të jetë në tavolinën e procesit të dialogut Kosovë-Serbi”, tha ajo duke shtuar se kufijtë janë të përcaktuar që nga shpallja e pavarësisë.
E pyetur për rolin e SHBA-së në procesin e dialogut, Osmani tha se ky rol është ekzistencial.
“Çdo hap që do të merret për dialogun, duhet të ketë rol SHBA-ja dhe shtetet e BE-së”, theksoi ajo.
Po ashtu për të drejtat e qytetarëve në Luginën e Preshevës, ajo tha se ende ka shkelje të të drejtave, andaj derisa flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, duhet të kërkohen të drejtat edhe për qytetarët shqiptarë të Luginës.
Derisa foli për taksën, tha se duhet reciprocitet të plotë me Serbinë në aspektin ekonomik dhe politik.
Osmani i është përgjigjur një qytetari për koalicionin pas zgjedhor, e cila tha se assesi nuk do të ketë koalicion me PDK.
Për kontributet pensionale të plaçkitura si fond nga Serbia, Osmani theksoi se Kosova dhe qeveria e saj do ta bëjnë të pamundurën për kthimin e këtij fondi. Ajo ka ripërsëritur se në qeverinë e saj nuk do të jenë më shumë se 12 ministri. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania