Vedat Muriqi ka filluar si është më së miri kampionatin të ligës elitare të shtetit turk.

Reprezentuesi i Kosovës në dy ndeshjet e para të edicionit të ri ka realizuar dy gola mjaft të bukur në fanellën e Fenerbahçes.


Këto dy gola si dhe ato gjatë fazës para përgatitore duket se kanë rënë në sy të klubeve të ndryshme botërore.

yok artik vedat muric avrupaya transfer 1566894554859

Sipas portalit Fotomac, një klub i Arabisë Saudite ka ofruar hiq më pak se 12 milionë euro për "kanarinat e verdha".

Megjithatë këtë ofertë klubi stambollas e ka refuzuar pasi që nuk dëshirojnë të humbin shërbimet e 25-vjeçarit, i cili u transferua gjatë verës për katër milionë euro nga Rizespori, ku sezonin e kaluar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.

Ndryshe, shtatgjatin prizrenas do ta shohim edhe gjatë fundjavës në derbin e xhiros së tretë kundër Trabzonsporit. /Telegrafi/