LAJMI I FUNDIT:

Vjen në Kosovë shfaqja “Fairytaleheart” e Irlandës

Vjen në Kosovë shfaqja “Fairytaleheart” e Irlandës

Me datë 12 shtator 208, në ora 20:00 në Teatrin Dodona në Prishtinë do të prezantohet shfaqja mysafire nga Irlanda “Fairytaleheart” e autorit Philip Ridley, me regji të Bairbre Ni Chaoimh nga Dublini.

Aktorë në shfaqje janë Keith Burke (aktor i ri irlandez) dhe Joanna Sieracka (aktore e re polake që jeton në Irlandë). Shfaqja është produksion i Calypso Productions.

“Fairytaleheart” është një prej dramave më atraktive e shkruar ndonjëherë për të rinjë. Flet për dy të rinjë tinejxher problematic të cilët zbresin në bodrumin e një ndërtese duke dashur kështu të ikin në botën e fantazisë në mënyrë që të shmangen nga jeta e tyre e komplikuar.

Shfaqja do të zgjatë rreth një orë dhe flet për “dashurinë e parë” të dy të rinjëve tinejxherë.


Përpos në Prishtinë në Teatrin Dodona, kjo shfaqje do të jepet edhe në Prizren (13 shtator) dhe në Shkup (15 shtator).

Turneu i kësaj shfaqjeje në Kosovë është organizuar dhe mundësuar nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë nga Prishtina. /multimedia-centrer/