Site icon Telegrafi

“Më vjen keq që nuk do të mund të luaj, Juventusi dhe Interi do ta marrin seriozisht” – Pirlo flet për Kupën e Botës për Klube

Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo mendon se Kupa e Botës për Klube do të jetë një ‘përvojë e madhe për të gjithë’, por ‘për fat të keq’ ai nuk mund të luajë.

Ish-mesfushori zhvilloi një intervistë për FIFA-n në lidhje me Kupën e Botës për Klube 2025.

“Fatkeqësisht, nuk mund të luaj në të [sepse] do të ishte mirë [të përjetoja] këtë format”.

“Klubet më të mira në botë garojnë, kështu që jam i sigurt se FIFA ka bërë një punë të shkëlqyer dhe do të jetë një përvojë e madhe për të gjithë”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës të Italisë 2006.

Turneu do të mbahet në SHBA , ku Pirlo luajti si futbollist për New Your City.

“Ka shumë entuziazëm. Njerëzit duan të shikojnë futboll sepse MLS (Major League Soccer) po rritet shumë”.

Lexo po ashtu Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta evropiane në 'luftë' me FIFA-n shkaku i Kupës së Botës për klube

“Të shikosh kaq shumë skuadra të mëdha është një spektakël i vërtetë për të gjithë tifozët, për të gjithë botën dhe veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, ku njerëzit i shikojnë ndeshjet me kaq pasion”, deklaroi Pirlo.

Dy nga ish-klubet e tij, Interi dhe Juventusi, janë klubet e Serisë A të përfshira në garë.

“Ata aktualisht janë duke u fokusuar në gjëra të tjera, si Serie A dhe Liga e Kampionëve. Por kur të vijë koha [për Kupën e Botës për Klube], ata do ta menaxhojnë situatën me motivimin e duhur”, përfundoi Pirlo. /Telegrafi/

Exit mobile version