LAJMI I FUNDIT:

Viti 1941: Mulla Zekë Berdyna me bashkëluftëtarë, në mbrojtje të Çakorrit

Viti 1941: Mulla Zekë Berdyna me bashkëluftëtarë, në mbrojtje të Çakorrit

Në rrjetet sociale ka filluar të dalë një foto e viti 1941, ku shihet Mulla Zekë Berdyna me një grup luftëtarësh, duke mbrojtur kufirin në qafë të Çakorrit.

Kjo foto po përcillet me komente nga qytetarë të shumtë, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj Demarkacion dhe Qeverisë së Kosovës. Ata po ashtu janë të irrituar nga deklaratat e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri , i cili thotë se “kemi menduar qe Çakorri na takon neve, po me letra s’po del”.

Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 ka qenë në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë. Në vitin 1948 burgoset dhe dërgohet në Nish për katër vite dhe në Goli Otok në vitet 1952-1960 nën akuzën si prostalinian.


Mulla Zeka, pasi doli nga burgu, përveç si imam i fshatit Novosell, u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve.

Vdiq më 12 janar 1987. /Telegrafi/

mulla zeka

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori