Site icon Telegrafi

Visar Kastrati ndanë drejtësinë në ndeshjen Bullgari U21-UellsU21

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të ndajnë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare.

Së fundmi Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se njëri nga gjyqtarët më perspektiv në vend, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në arenën ndërkombëtare.

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është deleguar nga UEFA në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Bullgarisë dhe Uellsit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Slavia” në Sofje, më 7 shtator në orën 17:30. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mervan Bejtullahu.

Vlen të theksohet se Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash, ku edhe e bënë femrën e parë shqiptare që gjykon në konkurrencën e meshkujve në garat e UEFA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version