Vidhen 2900 euro në një dyqan në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit njofton se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi "KAM" dhe nën kërcënimin e armëve kishin grabitur paratë nga arka e marketit, në vlerë rreth 2 mijë e 900 euro.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të dyshuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































