Shkodran Mustafi ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet angazhimi i tij në lojën e Arsenalit.

Xhirimi është nga ndeshja ndërmjet Topçinjve dhe Southamptonit, të cilën skuadra e mbrojtësit shqiptar e fitoi me rezultat 2-1.


“Luaj me pasion, luaj me zemër – ose mos luaj aspak! Nesër (e shtunë) do të kthehemi sërish në aksion në Ligën Premier”, shkruan në përshkrimin e videos.

Në xhiron e pestë, Arsenali luan si mysafir i Hull Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app