Site icon Telegrafi

‘Veturë e shijshme’, ky është modeli Ioniq 6 i bërë nga çokollata

Amaury Guichon bën skulptura të mrekullueshme nga çokollata. Ai së fundmi ka krijuar një makinë prej çokollate, modelin e Hyundai-t, Ioniq 6.

Videoja e publikuar në YouTube tregon se si ai fillon nga një tavolinë bosh ku shtrin në enë çokollatën e lëngshme, transmeton Telegrafi.

Ai krijoi një drejtkëndësh të madh nga çokollata dhe vizatoi format e modelit, për të filluar konstruktimin e modelit Ioniq 6.

Në mënyrë të detajuar dhe me përkushtim kuzhinieri ndërtoi një konstrukt që i ngjante modelit Ioniq 6 por ngjyrë kafe.

Ai më pas filloi t’ia shtonte makinës prej çokollate edhe ngjyrat.

Në video mund të shiheni në detaje prej fillimi deri në fund se si arrin kuzhinieri i ëmbëlsirave ta krijojë skulpturë. /Telegrafi/

Exit mobile version