Vetëvendosje: Do t’iu tregojmë Veselit e Haradinajt si luftohet korrupsioni, LDK nuk e di si ç’kapet shteti
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se më 7 tetor, Kadri Veseli do e kuptojë se si luftohet korrupsioni, ndërsa më 6, në ditën kur edhe mbahen zgjedhjet nacionale, kundër-kandidatja Vjosa Osmani do e kuptojë se kujt i beson populli.
Ai në tubimin elektoral me qytetarët e Lipjanit tha se pas zgjedhjeve, bizneseve do t’i hiqet mafia nga qafa, kështu sipas tij, do të fillojnë të marrin frymë lirshëm.
“LVV po hynë në këto zgjedhje më e gatshme se kurrë më parë, sepse ne e kemi programin edhe konceptin e duhur politik, që më së shumti i nevojitet vendit tonë, i kemi njerëz më profesionalë që i ka Kosova, secili ka punuar në fushën e vetë. E kemi vullnetin dhe dijen për transformimin e Kosovës aq shumë të pritur të Kosovës. E kemi guximin për ta çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, për të vendosur fuqishëm rendin. E kemi njeriun më të qëlluar për ta udhëhequr krejt këtë proces, kryeministrin e ardhshëm, birin e pamposhtur të Kosovës, Albin Kurtin. Më 7 tetor Kadri Veseli ka me marr vesh qysh luftohet korrupsioni, bashkë me Ramush Haradinajn. Kurse me 6 tetor Vjosa Osmani do të kuptoj se kujt i beson populli”, deklaroi Konjufca.
Për mërgatën tha se do bëjnë tri gjëra; që në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës të kenë mundësi të votojnë diaspora, mësimi i gjuhës shqipe do financohet nga Qeveria e Kosovës, dhe do hiqet, siç e ka quajtur ai, plaçkitja nga kartoni i gjelbër.
Konjufca ka premtuar se Vetëvendosje do të bëjë sigurimet shëndetësore.
E, kandidati për deputet, Liburn Aliu tha se të keqes në vend i kanë mbetur edhe shumë pak ditë, ngase sipas tij, në Kosovë po ndodhë një lëvizje, sepse qytetarët janë të gjithë në këmbë për të pritur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dy fjalë pati edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Dita erdhi për ndryshim, në këtë ndryshim do ta bëjmë pas datës 6, kur LVV do të do të dali forca e parë politike. Dhe si forcë e parë do t’i prijmë ndryshimit. Duhet ta keni parasysh një gjë, ne po them erdhi dita, ata po thonë Beso. Përballë e kemi një krim të thellë, i cili ka vendosur rrënjët thellë në këtë vend. A ju merr mendja juve që beson dikush se Lidhja Demokratike e Kosovës, a e besojnë ata vet që mund ta bëjë ç’kapjen e këtij shteti. Shtetin e ç’kap ai që pret me padurim ballafaqimin e madh dhe për këtë thotë erdhi dita. Pra ne e presim me padurim ditën kur do të punojmë dhe të ballafaqohemi… me datën 6 do të ç’kapet shteti, po me ç’kapjen e shtetit do të ndodhë edhe ç’kapja e LDK-së prej PDK-së”, u shpreh Aliu.
Aliu mes tjerash tha se numri “126”, tregon gjashtëfishimin e tyre si subjekt politik.
Kandidatja për deputete Fitore Pacolli tha se të ardhurat e qytetarëve çdo ditë po janë më të ulëta se sa pagesat që bëjnë në baza ditore. Ajo tha se qytetarët më nuk mund të qëndrojnë të izoluar dhe të varfër si deri më tani.
Berat Reçica, kryetar i degës në Lipjan, njëherësh edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se me datën 6 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, partitë tjera do të bëhen “horë”.
“Fitorja tashmë ka ardhur dhe ndryshimi do të ndodhë më 7 tetor. Këto tri shtylla janë shteti i së drejtës zhvillimor dhe shteti social. Në vitin 2017 votuam me zemër, e tash na erdhi dita të votojmë edhe me mendje…. sa të ketë popull do të ketë LVV, sa të ketë VV do të ketë shpresë, populli do të ketë shpresë gjithmonë, e më 7 tetor, partitë tjera do të bëhen horë”, tha ai.
Ai tha se kot partitë tjera politike po mbushin autobusët me qytetarë, derisa të njëjtit për 20 vjet me radhë nuk arritën të mbushin barkun e tyre.
Kandidatët për deputetë nga Lipjani janë Berat Reçica, Xhelal Halali.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!