LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje të premten mbanë protestë përballë Prokurorisë së shtetit

Vetëvendosje të premten mbanë protestë përballë Prokurorisë së shtetit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për protestën që do të mbahet të premten.

Albulena Haxhiu nga LVV ka thënë se protesta do të mbahet përball Prokurorisë.

“Lëvizja Vetëvendosje do të nisë me protesta kundër PAN-hajnisë të premten përball Prokurorisë së shtetit. Arsyeja se përse tek Prokuroria është sepse PAN-hajnia nuk do të ishte në këmbë e as në pushtet nëse do të kishte veprim të prokurorisë ndaj skandaleve qeveritare. Vitin e kaluar Kosova pasqyrohej keq në raportet ndërkombëtare, dhe flitej për shtet të kapur. Mbi 60% të rasteve tek profilet e larta Prokuroria i hudh poshtë kallëzimet penale, pra Prokuroria është e pamposhtur ndaj zyrtarëve”, ka thënë Haxhiu.


Haxhiu I ka bërë thirrje kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të jap përgjigje për disa çështje ndaj të cilave Vetëvendosje ka ngritur zërin.

“Ne i kërkojmë publikisht kryeprokurorit të shtetit të tregoj se ku kanë ngecur hetimet e Prokurorisë për vendimin e Qeverise lidhur me rritjen e pagave për vete, përse është e vështirë për Prokurorinë që të ngritë aktakuza për këtë rast që është vepër penale? A ka pasur hetime mbi favorizimet që kryeministri Haradinaj u bënë njerëzve të tij, a ka pasur hetime për 53 milionët e dhuruara Bechtel Enka’s, mbi kontratën e dëmshme të Contour Global ku janë shkelur disa ligje, a ka pasur hetime për keqpërdorimet e raportuara nga Minsitria e Bujqësisë për subvencionet, a ka pasur hetime për abuzimet mbi punësimet në Telekom dhe ndërmarrje tjera, a ka pasur hetime për vjedhjen e qytetarëve nga ZRRE-ja, si dhe çështje tjera. Të mblidhemi e të angazhohemi kundër PAN-hajnisë. Iu bëjmë ftesë të gjithëve që të premten në orën 11:55 të takohemi para zyrës së kryeprokurorit të shtetit”, është shprehur ajo.
Sipas Glauk Konjufcës Prokuroria e shtetit nuk është duke bërë asgjë të asgjë.
Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë po i amniston bosët e krimit.

“Këta pushtetarë që mendojnë se janë kalorës të drejtësisë duhet ta ndërprejnë këtë qeverisje dhe tu japin qytetarëve mundësi për zgjedhje të reja. Protesta e të premtes është e arsyeshme kundër prokurorisë së shtetit e cila nuk po bënë asgjë. Mosfunksionimi i tmerrshëm i sistemit të drejtësisë nuk i seleksionon qytetarët në baza partiake, Sistemi I drejtësisë po i amniston bosët e krimit, por qytetarët që përballen me halle e problem, sistemi i drejtësisë i dëmton të gjithë barabartë. Bashkimi i qytetarëve të kërkojnë drejtësi është e drejt kushtetuese”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori