LAJMI I FUNDIT:

​Vetëm 6 për qind e fëmijëve në Kosovë janë pjesë e institucioneve parashkollore

​Vetëm 6 për qind e fëmijëve në Kosovë janë pjesë e institucioneve parashkollore

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë-KOMF, ka lansuar sot faqen e internetit “Afër fëmijës.org” për zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe e cila përmban rubrika për arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Sipas këtij grupi, vetëm 6 për qind e fëmijëve janë pjesë e institucioneve parashkollore në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës, numrit të vogël të kopshteve dhe numrit të vogël i investimeve në fushën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Donjeta Kelmendi nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, në një konferencë për media, tha se gjendja e fëmijërisë së hershme në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.


“Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, sidomos nga viti 2019 një ndër objektivat e tij i ka të lidhura edhe me zhvillimin e fëmijërisë së hershme, duke pasur parasysh nevojën e madhe për të ndërhyrë në këtë fushë duke qenë se zhvillimi në fëmijëri të hershme mbetet sektori më i paprioritizuar, ku investimet janë minimale dhe nevoja për mbështetje dhe ndërhyrje është shumë e madhe. Gjendja në zhvillimi e fëmijërisë së hershme në Kosovë nuk është e mirë, vetëm rreth 6% e fëmijëve në Kosovë janë pjesë e institucioneve parashkollore, që i bie se pjesa dërmuese e fëmijëve nuk janë pjesë e institucioneve parashkollore”, tha Kelmendi.

Ajo shtoi se faqja e internetit të cilën po e lansojnë mund të shërbejë dhe mund të përdoret si burim shtesë, dhe në asnjë mënyrë nuk zëvendëson faqen e publikuar nga MASHT.

“Kjo faqe të cilën ne po e lansojmë sot mund të shërbejë dhe mund të përdoret si burim shtesë, alternativ dhe në asnjë mënyrë nuk zëvendëson faqen e publikuar nga MAShT, “Edukimi në Distancë”. Mungesa e infrastrukturës, numri i vogël i kopshteve pastaj numri i vogël i investimeve në fushën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme”, tha Kelmendi.

Ndërsa, Loreta Keqekolla, anëtare në KOMF, prezantoi faqen për zhvillimin në fëmijërinë e hershme e cila synon mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Ajo theksoi se, kjo faqe ofron temat aktuale, aktivitete, këshilla, udhëzime dhe diskutime për prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

“Kjo faqe ka gjithsej 5 rubrika, rubrika e parë që titullohet “Rreth nesh”, përshkruan qëllimin e faqes mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin e hershëm. Kjo bëhet duke ofruar njohurit dhe eksperiencën profesionale. Në këtë rubrikë është treguar më shumë edhe rreth OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve. Rubrika tjetër është temat aktuale, ku do të publikohen dhe trajtohen tema aktuale për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Po ashtu, tema tjera që kemi prekur është situata e rënduar për disa grupe të cenueshme të fëmijëve si fëmijët me aftësi të kufizuar, ku për shkak të pandemisë situata e tyre është vështirësuar edhe më shumë”, tha Keqekolla.

KOMF fton prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për të vizituar faqen “www.aferfemijes.org”, për mbështetje në zhvillimin në fëmijërinë e hershme./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori