Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, e cila administron me asete të konfiskuara në vlerë prej rreth 40 milionë euro.
Veseli tha me këtë rast se lufta kundër korrupsionit do të intensifikohet dhe pasuria e paligjshme e fituar përmes korrupsionit dhe abuzimeve do t’u sekuestrohet dhe konfiskohet të gjithë të korruptuarve.
“Kështu dhe këtu kanë me përfundua të gjithë ata që mendojnë me prek mbi pasurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky është mesazhi të cilin do ta jepja. Më i fuqishëm se çdo individ në Kosovë, sado i fuqishëm, është ligji. Ligjit duhet t’u përmbahen të gjithë. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pa-kompromis. E di që është e vështirë, ka vështirësi, presim përkrahje prej qytetarëve dhe do të shkojmë deri në fund. E përgëzoj ministrin, besoj tek të rinjtë që e luftojnë korrupsionin. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ka dy vite që jemi në fazën e krijimit të legjislacionit, përfshirë edhe kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Do të shkojmë një për një. Kush ka fituar djersën e të tjerëve, do t’ua marrim, e ata të cilët jetojnë me djersën e vet kanë me u pasuru më shumë dhe kanë me pas perspektivë”, tha Veseli, thuhet në njoftimin për media.
Veseli tha se pasuria e konfiskuar prej të korruptuarve do t’i kthehet shoqërisë dhe ato miliona euro do të investohen në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, që të ardhmen e tyre do ta ndërtojnë në Kosovë.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, falënderoi Veselin për mbështetjen që i ka dhënë atij si ministër i Drejtësisë për të filluar dhe forcuar luftën kundër korrupsionit.
“Aktualisht Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara menaxhon një vlerë prej 34 milionë të aseteve që janë të luajtshme dhe të paluajtshme. Pra tashmë me miratimin e ligjit të ri në vitin 2018, ligji për kompetenca të zgjeruara të konfiskim pasurisë, gjë për të cilën e falënderoj kryetarin e Parlamentit, që ka qenë përkushtim personal i tij dhe angazhim personal i tij në rritjen dhe fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rrjedhimisht pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tashmë është rritur numri i aseteve të cilat janë të konfiskuara. Aktualisht, vetëm gjatë vitit 2019 i kemi diku rreth 64 raste të cilat janë të konfiskuara, pra përfshirë vetura, prona të paluajtshme, para të gatshme. Tashmë janë duke u parë edhe efektet në teren të implementimit të ligjit të kompetencave të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Pra, ka qenë përkushtim personal i zotit Veseli, i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, edhe implementimi i këtij ligji që është mjaft i rëndësishëm në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. E vetmja mënyrë që të dobësojmë fuqinë e grupeve kriminale, që t’i shkatërrojmë grupet kriminale, nuk është thjeshtë ndalimi i tyre dhe burgosja e tyre, ato shkatërrohen atëherë kur arrijmë me i konfiskua asetet të cilat i kanë fituar me veprimtari kriminale”, ka thënë Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe