LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Piculën, flasin për liberalizimin e vizave dhe MSA-në

Veseli takon Piculën, flasin për liberalizimin e vizave dhe MSA-në

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, Kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Picula dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës dhe për vendimmarrjen e fundit të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli tha se ky delegacion ka dhënë kontribut të çmuar në arritjen e MSA-së për Kosovën, ndërsa tani si pjesë e komisionit të përbashkët me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, përbën një forum të pazëvendësueshëm në mbështetje të Kosovës.


“Ky takim i radhës që po mbahet mes dy komisioneve tona që merren me zbatimin e MSA-së bëhet në atmosferën shumë pozitive të krijuar pas përgjigjes pozitive që ka marrë Kosova për liberalizimin e vizave. MSA ishte hapi parë i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës në integrimin e saj evropian. Kosova është tërësisht e përkushtuar në vizionin e saj nacional për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne besojmë në këtë vizion. Nuk kemi asnjë dilemë dhe as nuk mendojmë në alternative tjerë strategjike. Ky përcaktim për të ardhmen i ka rrënjët në identitetin evropian të popullit dhe qytetarëve tanë”, theksoi Veseli.

Ai po ashtu tha se liberalizimi i vizave do të shënoj një input të ri në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, tha se Kosova dhe BE-ja duhet të qëndrojnë afër, ndërsa konfirmoi mbështetjen për Prishtinën zyrtare të delegacionit që ai drejton, në të gjitha fushat, me theks të veçantë, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori