Veseli: Serbia t'i kthejë objektet e trashëgimisë sonë kulturore, që i ka grabitur

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, që shërben për të rritur vetëdijësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore.
Veseli, përmes një potimi në Facebook, tha se "Ne krenohemi që vendi ynë ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe të larmishme që vlen si dëshmi e qytetërimit tonë të hershëm dhe pjesë përbërëse e identitetin tonë kombëtar”.
Postimi i plotë i Veselit:
"Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve, që shërben për të rritur vetëdijësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Ne krenohemi që vendi ynë ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe të larmishme që vlen si dëshmi e qytetërimit tonë të hershëm dhe pjesë përbërëse e identitetin tonë kombëtar. Partia Demokratike e Kosovës si parti konservatore e qendrës së djathtë, i kushton vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore si një pasuri të cilën ne duhet të mbrojmë, restaurojmë, promovojmë dhe përcjellim sa më autentike tek brezat e ardhshëm.


















































