LAJMI I FUNDIT:

Veseli: S’do të ndalemi së punuari për Drenicën, kemi ecur gjithmonë bashkë (Foto)

Veseli: S’do të ndalemi së punuari për Drenicën, kemi ecur gjithmonë bashkë (Foto)

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të PDK-së në Skenderaj.

Ai ka thënë se sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit dhe kudo ka vetëm një shpresë, vetëm një pritje, vetëm një alternativë dhe ajo është fitore bindëse e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave të Kosovës.

“Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës”, ka thënë Veseli.


I pari i PDK-së ka thënë se Drenica dhe Skenderaj janë shembull i fuqishëm se aty ku qeverisë Partia Demokratike e Kosovës, aty ndodh ndryshimi, ndodh zhvillimi dhe mirëqenia qytetare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka bërë shumë për Drenicën, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Nuk do të mjaftohemi me ato që janë arritur. Ne do të vazhdojmë të punojmë për Drenicën. Ne do të vazhdojmë të investojmë në Drenicë, në rrugë, në shkolla, në çerdhe, në shërbimet publike, në përkrahjen e bizneseve të Drenicës, në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të diasporës”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se Komuna e Skenderajt do të jetë krahu i djathtë i njerëzve të punës.

“Ky është zotim i yni, ky është zotim i Partisë Demokratike të Kosovës, që bashkë me kryetarin e ri të Skenderajt, Bekim Jasharin, të vazhdohet qeverisja e mirë në Skenderaj, projektet dhe investimet kapitale për mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt”, ka thënë Veseli.

Ai i ka pyetur drenicasit nëse i ka ngritur dikush tjetër pagat ndonjëherë, përveçse PDK-së?

“Pagat janë ngritur vetëm kur ka qeverisur PDK-ja, me kryeministër Hashim Thaçin”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e PDK-së

Ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për besimin e dhënë dhe i ka ftuar që më 22 tetor të votojnë PDK-në, asamblistët e listës së PDK-së dhe kandidatin e pavarur Bekim Jasharin për kryetar.

Në trend

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Kalo në kategori