LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Po lutemi për shërimin e Rexhepit

Veseli: Po lutemi për shërimin e Rexhepit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar ambasadoren e Turqisë në Kosovës dhe shtetin për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, Rexhepi është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi.

“Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij”, shkruan Veseli. /Telegrafi/