LAJMI I FUNDIT:

Veseli për zgjedhjet e partisë: PDK ka dalë më e organizuar, më e fuqishme, dhe do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve

Veseli për zgjedhjet e partisë: PDK ka dalë më e organizuar, më e fuqishme, dhe do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie të cilët ishin në Konventën Festive, pas procesit zgjedhor.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe se sipas tij si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë.

Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së, thotë se partia e tij ka vizionin e qartë për të ardhmen e Kosovës
Lexo po ashtu Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së, thotë se partia e tij ka vizionin e qartë për të ardhmen e Kosovës

Ai ka shkruar se PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës.


“Falemnderit nga zemra të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, me të cilët mbrëmë ishim së bashku në Konventën Festive, pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor. Nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë. PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës, për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit. PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori