LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Urgjentisht të bëhet miratimi i pakos për rimëkëmbjen ekonomike

Veseli: Urgjentisht të bëhet miratimi i pakos për rimëkëmbjen ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot njërën nga kompanitë prodhuese të betonit dhe ndërtimit, për tu njohur nga afër me sfidat dhe problemet që po përballet ky sektor në kohën e pandemisë.

Lideri i PDK-së tha me këtë rast se Pakoja Emergjente për rimëkëmbje ekonomike e propozuar nga PDK-ja duhet të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, me miratimin e kësaj pako do të përfitojnë 70 mijë ndërmarrës dhe 280 mijë punonjës në sektorin privat.


“Jam shumë i bindur se do ta kalojmë pakon emergjentë e cila do t’i ndihmojë jo vetëm familjet në nevojë, por edhe gjithë punëtorët dhe bizneset e prekura në sektorin privat”, tha ai, thuhet në njoftimin për media.

Kreu i PDK-së po ashtu vizitoi pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u shprehu ngushëllime për vdekjen e oficerit doganor në pikën kufitare në Vërmicë.

Veseli ka shprehur falënderim për punën që po e bëjnë Policia e Kosovës dhe doganierët në këtë kohë pandemie.

Kryetari i PDK-së u interesua edhe për funksionimin e kësaj pike doganore, ku me këtë rast, udhëheqësi i pikës doganore në Han të Elezit, Sabit Brava e njoftoi se kryesisht po kthehen qytetarët që ndodhen jashtë Kosovës si dhe po zhvillohet normalisht qarkullimi i mallrave.

Pas qëndrimit në Han të Elezit, kryetari i PDK vizitoi Komunën e Kaçanikut ku takoi kryetarin Besim Ilazi i cili e informoi për punën e Komunës në përballje me COVID-19.

Kreu i PDK-së tha se komunat janë në krye të detyrës dhe po u ndihmojnë me aq sa kanë mundësi qytetarëve në këtë kohë pandemie.

Ai tha se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike që e ka propozuar PDK parasheh ndihmë konkrete edhe Komunave që janë përballur me pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori